Home » News & Politics » Klan News - “Superleku” vijon forcimin ndaj euros

Klan News - “Superleku” vijon forcimin ndaj euros

Written By RTV KLAN on Tuesday, Aug 01, 2023 | 12:18 PM

 
Euro e ka nisur Gushtin me rënie. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht për 101.84 lekë. Në pikat valutore një euro po blihet me 101.3 lekë, ndërsa po shitet me 102.7 lekë. Bashkë me euron janë zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore. Dollari këtë fillim muaj sipas Bankës së Shqipërisë po këmbehet mesatarisht me 92.82 lekë, paundi britanik me 119 lekë, ndërsa franga zvicerane me 106 lekë. Forcimi i euros dhe dollarit zgjati vetëm javën e fundit të Korrikut, pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, e cila bleu euro në tregun e lirë, por edhe bankat e nivelit të dytë blenë valutë të huaj. Kjo gjë solli që euro të këmbehet me gati 106 lekë, ndërsa dollari u ngjit në nivelin e 95 lekëve. Periudha mes fundit të muajit Korrik dhe fillimit të muajit Gusht shënon edhe pikun e efektit sezonal në kursin e këmbimit, për shkak të prurjeve valutore nga turizmi. Për këtë arsye, është e pritshme që pozitat e Lekut të qëndrojnë të forta në afatin e shkurtër. Forcimi i monedhës vendase po ndikon negativisht sektorët eksportues të ekonomisë, që kanë të ardhura në valutë të huaj dhe shpenzime në lekë. Efektet më të forta mund të ndihen në sektorin e fasonerisë dhe në bimëve medicinale. Megjithatë, forcimi i Lekut po ndikon negativisht edhe në turizëm, sepse po bëhen më pak konkurrues për blerësit e huaj. Klan News SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/ #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan