Home » Entertainment » Tirana i rikthehet jetes normale pas festes se Vitit te Ri - (3 Janar 2001)

Tirana i rikthehet jetes normale pas festes se Vitit te Ri - (3 Janar 2001)

Written By RTV KLAN on Monday, Nov 02, 2020 | 03:56 PM

 
Lajme Arkiva - TV Klan 2001 Rrugët e Tiranës sot janë kthyer në pamjen e tyre të zakonshme. Vitrinat e dyqaneve, janë hapur sërish edhe pse një pjesë e madhe e tyre gjysmë të boshatisura. Kështu në ditët e festave përveç dyqaneve që kanë shitur lodra për fëmijë edhe Butikët me veshjet në Tiranë kanë pasur shitje vërtet të konsiderueshme. Njerëzit i kanë lejuar vetes një kënaqësi më tepër në ditët e festave dhe nuk i kanë kursyer paratë për të blerë edhe në Butik mjaft të njohur në Tiranë. Sipas pronarëve të këtyre dyqaneve, veshjet më të shitura kanë qenë kostumet, fustane mbrëmje, pallto, çanta, këpucë, parfume etj. Disa prej këtyre Butikëve, kanë ofruar edhe ulje çmimesh me këtë rast./tvklan.al Gazetare – Fjodora Fjora SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/