Home » News & Politics » “Prej 1 viti jeton ne barake”, qytetari: Kam frike se s’do ma bejne shtepine | ABC News Albania

“Prej 1 viti jeton ne barake”, qytetari: Kam frike se s’do ma bejne shtepine | ABC News Albania

Written By ABC News Albania on Tuesday, Sep 08, 2020 | 03:58 AM

 
Njësia Administrative nr 6 në Kombinat ishte një nga zonat më të prekura në Tiranë, nga të dy tërmetet të shtatorit dhe nëntorit 2019. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ishte në familjen e Nikë Prendit të cilit shtëpia i është shkatërruar plotësisht që në tërmetin e parë, në 21 shtator. Ende sot ai banon në një barakë të cilën e ka ndërtuar me dërrasa që i kanë falur komshinjtë. Edhe pse ai bashkë me bashkëshorten janë dy të moshuar të sëmurë dhe me ilaçe, jetojnë në kushte të vështira. Nikë Prendi thotë se i ka humbur shpresat tek shteti pasi ka 1 vit që endet dyerve të Bashkisë, por askush nuk i ka ardhur në ndihmë. Pjesë nga bashkëbisedimi i qytetarit Nikë Prendi me Zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Nikë Prendi: Unë jam Nikë Prendi, që në shtator më është prishur shtëpia nga tërmeti dhe kërkoj ndihmë nga shteti që të më ndihmojë. Ina Zhupa: E pabanushme? Nikë Prendi: Shtëpia e pabanueshme, atje kam jetuar gjithë jetën. Ina Zhupa: Po, a ju kanë ndihmuar, ju kanë sjellë ndihma, ju kanë dhënë bonus? Nikë Prendi: Vetëm më kanë pru njëherë ndihma, ai i bashkisë. Ina Zhupa: Po bonusin përsa i përket rregullimit të shtëpisë? Nikë Prendi: Bonusin jo akoma. Ina Zhupa: Ku jeton tani ti? Nikë Prendi: Ja këtu banoj. “Unë gatuaj këtu me bombol gazi kur është nxehtë, mbrapa do ndezi sobën. Krevatin aty, rrobat i kam atje përtej. Drutë janë jashtë, ça të bëjmë kështu është. Shtëpia ra përdhe, ku të shkojmë”, shprehet bashkëshortja e Nikë Prendit. Ina Zhupa: Këtë barakën ku e ke gjetur? Nikë Prendi: Këtu, kam blerë dërrasat edhe më kanë dhënë komshinjtë, më kanë falur pak. Ina Zhupa: Shtëpia juaj ndërkohë është e pabanueshme? Nikë Prendi: Është e pabanueshme, nuk jetohet brenda. Ina Zhupa: Po çadër ju ka dhënë bashkia? Nikë Prendi: Kam shkuar 50 herë te Bashkia, te emergjencat dhe nuk më ka ndihmuar njeri. Më njohin të gjithë atje, i kam bezdisur. Ina Zhupa: Çfarë ju kanë thënë për shtëpinë? Do shembet? Nikë Prendi: Do e bëjmë, do e bëjmë. I kam bërë letrat unë, por tani nuk e di. Ina Zhupa: Deri tani nuk keni marrë lekë për të rindërtuar shtëpinë tuaj me fondet e rindërtimit? Nikë Prendi: Jo, jo asgjë! Akoma jo! Ne presim nga shteti, por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë. /abcnews.al/ Per informacionet me te fundit klikoni: Web: http://abcnews.al/ Facebook: https://www.facebook.com/abcnews.al/ Instagram: https://instagram.com/abcnewsal Subscribe kanalin tone ne: youtube:https://www.youtube.com/user/abcalbanian #abcnews #abcnewsalbania