Dasma Shqiptare
Liqeni i Komanit do t’ju lë të mahnitur! Shëtitja njëditore në itinerarin Koman-Fierzë është një përvojë unike që mund të përjetohet vetëm në veriun e Shqipërisë. Udhëtimi me traget përgjatë liqeneve artificiale të krijuara për ndërtimin e hidrocentraleve, do t’ju dhurojë pamje të mrekullueshme të një cope të vyer të mozaikut të turizmit natyror shqiptar.Shqipëria është e bukur ta vizitosh atë në çdo centimetër të saj, por askund nuk mund të ndjeni aq shumë për aq pak kohë sa zgjatë udhëtimi me traget përmes luginave të rrethuara me maja të larta.
Mrekullia e Alpeve Shqiptare. Lugines se Valbones.
Uji i kristalt i alpeve Shqiptare si dhe pamja magjepse qe te ofron lugina e Valbone nje nga perlat e natyres.
Lumi i Valbonës është për një gjatësi rreth 50 km. një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm në Alpet e Shqipërisë veriore. Lumi buron nga malet e rrethit të Malësisë së Madhe afër fshatit Rragam i Shalës dhe kalon pas rreth dy kilometrash kufirin ndarës me rrethin e Tropojës. Rrjedh për rreth 24 km në luginën e ngushte e shumë piktoreske duke e kaluar përmes fshatin e Dragobisë e deri në fshatin Shoshan ku dhe lugina e tij zgjerohet menjëherë. Në vazhdim drejt fshatit Bujan lumi Valbonës është me një shtrat me te gjere dhe me pak i rrëmbyeshëm aty (në Dezdar) bashkohet me lumin e vogël te Bushtricës qe vjen nga Tropoja. Gjate kësaj rrjedhjeje lumi i Valbonës (nga fshati Shoshan deri në Bujan) kalon duke lene në krahun e djathte qytetin Bajram Curri ne distancë nga 2 deri ne 3 km. Nga Bujani rrjedh drejt fshatit Dushaj për rreth 10–12 km ku dhe derdhet ne liqenin e Fierzës .
Shtrati i Lumit të Valbonës
Prurjet mesatare në Dragobi dhe Gri janë 12.2 m³/sek. dhe 33.3 m3sek. Uji i ftohtë e i kulluar si kristali, ujëvarat dhe kanionet piktoreske dhe peshku “troftë” që rritet në ujërat e tij e kanë bërë Valbonën një nga lumenjtë më të bukur e më të njohur në të gjithë vendin.
🔴 https://www.instagram.com/studiojeti
🔴 https://www.facebook.com/StudioJeti
🔴 https://www.youtube.com/studiojeti
🌐 http://www.studiojeti.com
+355 68 21 28 714
We give value your most beautiful moments 😘🥰
Studio Jeti, Tirane, Albania, Europe
dasma shqiptare 2020 dasmash shqiperi tirane djegja e shamise
#tirana #albania #dasmashqipetare #dasma2020 #traditashqipetare #shqiperi #shqiperia #valbon #tropoj #alpetshqiptare