Home » Entertainment » Ora News - “Kujtesa e një Qyteti” mbledh aktorët e teatrit Migjeni

Ora News - “Kujtesa e një Qyteti” mbledh aktorët e teatrit Migjeni

Written By Ora News on Sunday, Nov 03, 2019 | 10:52 AM

 
#rtvora #oranews Në 70-vjetorin e teatrit të Shkodrës, vend ku janë luajtur me dhjetra premiera është promovuar libri “Kujtesa e një qyteti” e autorit Xhahid Bushati. Një libër prej 305 faqesh ku flitet për 37 personazhe që formësojnë identitetin e këtij teatri. Sipas autorit, në këtë libër është e përmbledhur gjithçka sa i përket teatrit Migjeni. Xhahid Bushati: Ky libër është dhe një detyrim qytetar për Shkodrën time që Migjeni i madh dhe i pavdekshëm e quante dashnorja e liqenit ëndërrtar. Në sallën ku janë ngjitur duke interpretuar, këtë herë një pjesë e tyre ishin si spektatorë. Zef Deda: Urime Xhahid Bushati për këtë pëërmbledhje të librit të bukur, për këta artista të mëdhenj të teatrit Migjeni. Edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se roli më i madh ëstë i atyre që i kanë dhënë Shkodrës këtë tempull që i kanë dhënë këtij vendi emrin qytet. Voltana Ademi: Rolin më të madh e kanë të gjithë ata që kanë dhënë jetën, kontributin, gjithçka kanë pasur për teatrin Migjeni, për artin në Shkodër dhe që i kanë dhënë Shkodrës këtë tempull. Në festën e 70-vjetorit të teatrit profesionist të Shkodrës morën pjesë jo vetëm aktorë, pr edhe shumë personalitete të qytetit. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/kujtesa-e-nje-qytetimbledh-aktoret-e-teatrit-migjeni Follow RTV Ora Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE www.oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp